Situata ne malin e Shëngjinit është përkeqësuar gjatë natës, përsa i përket përhapjes së flakëve.

Edhe pas ndërhyrjes me helikopter ka qenë e pa mundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuat sërish në disa zona të malit.

Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e zonës si dhe turistët.