Kryeministri Edi Rama bëri një tjetër reagim gjatë të hënës në lidhje me masat për mbrojtjen nga koronavirusi.

Sipas kreut të qeverisë, mbyllja e kufijve nuk rekomandohet as nga OBSH dhe as nga eksperiencat e shteteve që po përballen me koronavirusin.

Sipas tij të tij, bëhen vetëm kufizime të pjesshme të linjave të transportit për shkaqe të mirëcaktuara nga OBSH.

“Mbyllja e kufijve nuk këshillohet as nga organizata botërore e shëndetësisë, as nga eksperienca e shteteve që po përballen me koronavirusin! Të gjithë, përfshirë edhe vetë Italinë, bëjnë vetëm kufizime të pjesshme të linjave të transportit për shkaqe të miracaktuara në protokollin bazë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të gjithë janë të lutur të ndjekin burimet zyrtare dhe të mos rrëmbehen nga emocionet negative që shkaktohet nga dezinformimi, pasiguria dhe paniku që është këshilltari më i keq i mundshëm në këtë situatë të pazakonshme.

Nuk ka vend për panik! Statistikat zyrtare dhe projeksionet e OBSH flasin qartë për një situatë delikate, ku ruajtje e qetësisë është kyç për ta përballuar hap pas hapi përballjen me këtë virus. Me angazhim të plotë, besim dhe qetësi do ta kalojmë së bashku edhe këtë sfidë! Pa asnjë diskutim!”, shkruan Rama.

VERITAS.COM.AL/