Një debat i ashpër eshte zhvilluar sot gjatë punimeve të Komisionit Hetimor për çeshtjen e inceneratorëve. Mediat kanë arritur të fotografojnë një bisedë të anëtares së Autoritetit të Medias Audiovizive, Desada Metaj me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku, që rrëfehet shumë qartë se si Tabaku merr udhëzime prej saj se çfarë pyetjesh duhet t’i drejtojë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Siç shihet në foto shfaqen edhe biseda të Desada Metajt me dy gazetarë, Andi Tela dhe Andi Bushati, nga të cilët merr udhëzime se çfarë duhet t’i thotë Tabakut, që kjo e fundit të marrë në pyetje më pas Veliajn.

Kujtojmë se ditën e djeshme Berisha deklaroi se Desada Metaj ishte zgjedhur në AMA si përfaqësuese e Lulzim Bashës, si njeri i afërt më të që i drejtoi edhe fushatën. Ndërkohë që vetë Desada Metaj e mohoi diçka të tillë. Ndërkohë që sot jo vetëm që merr pjesë në mbledhjen e Komisionit Hetimor por edhe drejton punimet, duke udhëzuar kryetaren e Komisionit, Jorida Tabaku.

Skema në fjalë duket se është orkestruar nga Desada Metaj, e cila ka hyrë në mbledhjen e komisionit hetimor në cilësinë e anëtares së AMA, gjoja për të ndjekur seancën për të parë cilësinë e transmetimit të medias. Por në fakt, Metaj, deri para disa muajsh ka qenë zëdhënëse e PD dhe Lulzim Bashës, ka qenë prezente në komision për arsye politike me qëllim për të ndihmuar Tabakun në komunikimin mes gazetarëve Andi Tela dhe Andi Bushati.

Madje, për të hyrë në komision, Metaj ka gënjyer edhe Taulant Ballën, të cilit i është justifikuar, siç shihet në një nga mesazhet, se është aty si përfaqëssuese e AMAs.

Me poshtë bisedat e zbardhura:

Biseda Andi Tela-Desada Metaj

Andi Tela: Thuaji t’i bëjë pyetjet me argument, nuk i intereson të bëjë zhurmë

Desada Meta: E acaron ky legeni

Andi Tela: Dhe t’i kërkoi vetëm përgjigje për pyetjet, mos e lërë atë të bëjë retorikë

Vetëm m’u përgjigj pyetjes mos devijo me retorikë. Nuk dua retorikë… përgjigju pyetjes, unë pyes t’i duhet të përgjigjes kur merr makinerinë e kamerave e regjisë me vete

Desada Meta: Sapo më mori Taulant Balla dhe më kërkoi që të mos rri pasi nuk lejohet

Andi Tela: Po, po thuaji

Desada Metaj: Po. po. Atë i thashë

Andi Tela: Ti ke shkuar për të parë se si transmetojnë mediat sepse është problemi madh cilësia e transmetimit aty

Biseda Andi Bushati-Desada Metaj

Desada Metaj: Se s’ka faj është lodh

Andi Bushati: S’po e kuptoj këtë firmën e tij, ka firmos këshilli bashkiak për buxhetin por jo për… ???

Desada Metaj: Sepse nuk përgjigjet. Ja ta thotë tani

Andi Bushati: Dhe thuaj mos i kthejë asnjë përgjigje personale…. Se ai po mundohet ta nxehë dhe ta ngatërrojë.