Pas fitores në Bashkinë Vorë dhe Rrogozhinë Partia Socialiste ka arritur të fitojë edhe në Lushnjë.
Kjo dhe pse ende rezultati nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kandidatja, Eriselda Sefa po shkon drejt fitores 58.95% të votave.
Ajo ndiqet nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.
Sefa ka arritur të marrë 19 mijë e 849 vota, e ndjekur nga Elton Bano i koalicionit me 1 mijë e 664 vota.
Ndërsa kandidati i PD-së, Indrit Sefa, ka marrë 3 mijë e 628 vota.
PS-ja në këtë bashki është rritur me 5.74% ndëra PD-ja ka pësuar një rënie me 26.81%.
Socialistët kanë fituar në 3 bashki deri më tani.
Edison Memolla i PS-së në Rrogozhinë ka marrë besimin e 5 mijë e 401 qytetarëve.
Kështu ai ka fituar me 60.3 % të votave.
Pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçi me 1 mijë e 959 vota dhe i treti ai i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Hekuran Xhani, me 1 mijë 594 vota.
Kjo është e vetmja bashki ku PD-ja ka dalë e dyta dhe jo e treta.