Seanca plenare që duhej të ishte nga më urgjentet në agjendën e Kuvendit, për imunitetin e deputetit Tahiri, nuk do të mbahet as nesër, as të hënën…, por ditën e mërkurrë, sipas kryetarit të grupit parlamentar socialist.
Gjithë kjo është strategjia për të fituar kohë, me shpresë se ndonjë gjë mund të dalë rrugës që të shpëtojë Tahirin, dhe tashmë ekipin socialist qeverisës.
Pas ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit të Madateve kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një dalje për media u është përgjigjur akuzave të deputetëve të opozitës, të cilët u shprehën se faza përfundimtare e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve u vendos nga Ruçi që të mbahej me dyer të mbyllura.
“Deputetëve të opozitës dhe e ndjeva si detyrim ndaj publikut që të shpjegoj arsyen përfundimtare se pse mbledhja e Këshillit të Mandateve është e mbyllur. Në të gjitha raste e këtij këshilli ka qenë gjithmonë e mbyllur. Dhe raste më tipike të mbledhjes së këtij Këshilli kanë qenë të mbyllua. Për deputetin Basha, Mediu kanë qenë të mbyllura. Tani mua më vjen shumë keq se sa keq po dalin deputetët e PD-së në këtë fazë. Dëshira jonë është që ne të kemi një përfundim me një qëndrim. Këshilli do të paraqesë raportin me të saktë. Të mërkurën do të mblidhte seanca”, – tha Balla.
Kreu i deputetëve socialistë tha gjithashtu se seanca e parë ku do shqyrtohet raporti i Këshillit është ditën e mërkurë. “Këshilli mund të ketë dy apo tre qëndrime për këtë çështje, kjo i takon anëtarëve të Këshillit. Ai paraqet raportin në seancë dhe seanca e parë që pason miratimin e raportit, ditën e mërkurë është seanca e parë. Nëse raporti do jetë gati, do kalojë në seancë. I kërkoj Bashës dhe Kryemadhit lërini anëtarët e Këshillit të bëjnë punën e tyre”, – tha Balla.