Lulzim Basha, kryetar i PD, pasi mori mjoftimin se pasnesër, në 20 qershor, prokuroria e merr forcërisht si të pandehur për ‘pastrim parashë’  me financime ruse, ka marrë masën ekstreme që të mbrohet nga trupa njerëzorë brenda selisë së PD.

Gazeta e PD sapo ka njopftuar se shumë militantë po mblidhen në oborrin e selisë së PD, gjë që zbulon planin për ta mbrojtur kryetarin e tyre Basha nga Drejtësia, qoftë edhe me trupat e tyre.

Me siguri ata do të ngujohen aty bashkë me Bashën dhe do të tregojnë forcën e molotovëve kundër policisë që do të kërkojë zbatimin e ligjit për shoqërimin me forcë të Bashës.

Gazeta e PD, sigurisht, nuk e ka thënë këtë, por ka mashtruar duke shkruar se ‘qytetarët janë të indinjuar nga përgjimet’  e prokurorisë që boton një gazetë gjermane. Por kjo duket një falsitet, qytetarët nuk e dinë PD-në si Mekë.

Basha do të qëndrojë si komit i rrethuar nga mishi njerëzor për të mos iu dorëzuar Drejtësisë.

Veritas.com.al/