Duket se dita e sotme do të jetë e fundit me temperaturë shumë të lartë. Këtë e bën të ditur Meteoalb, që ka bërë edhe një tablo termike afat-mesme.

Të shtunën do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, më e ndjeshme në zonat Veriore.

E diela sjell rënie të ndjeshme të temperaturave edhe në qendër dhe jug të vendit duke bërë që maksimumi në rang territori të luhatet ne vlerat 33 – 34 grade C.

E hëna dhe e gjithë java tjetër, pritet të qëndrojë në temperatura tipike të korrikut ku gjatë mesditës do të shënohet maksimalisht 35 gradë C.

Gjatë periudhës 2 – 10 korrik 2017, moti do të jetë shumë më i freskët se moti i këtyre ditëve të fund-qershorit.