Dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Mollës dhe Mariglen Qatos i shtohet një tjetër akuzë nga Prokuroria e Posaçme për dosjen “5D”.
Gazetari Ermal Vija raporton se bëhet fjalë për akuzën “pastrim parash”, e cila iu komunikua nga prokurori i çështjes, Klodian Braho.
Sipas SPAK, Redian Molla dhe Mariglen Qato, ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”. Ata e kanë zotëruar indirekt këtë shoqëri duke përdorur persona të tjerë.
Redian Molla gjatë kohës që ka qenë Drejtor i Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, në 2016-2020. 5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 tendera, të realizuara nga kjo ndërmarrje.
Ndërsa në 2016-2018 Mariglen Qato, kur ortaku tjetër i 5D, ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 tendera.