Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 41  vite burg për shtatë të pandehur, të cilët akuzohen për trafikim të mjeteve motorike nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.  Më 28 prill pritet të mbahet  seanca dhe më pas GJKKO do vendosë nëse pranon ose jo kërkesën e prokurorisë.

Bëhet fjalë për Selaudin Shahini, Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, Aurel Shatri dhe Fatri Braha. Prokuroria ka kërkuar që mes të pandehurve, një pjesë duhet të vuajë dënimin në një prej burgjeve të sigurisë së lartë.

Njoftimi i SPAK:

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, po vazhdon gjykimi në lidhje me procedimin penal nr. 40 të vitit 2022 të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurve: Selaudin Shahini, Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, Aurel Shatri dhe Fatri Braha.
Në seancën gjyqësore të datës 18.04.2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti konkluzionet përfundimtare duke kërkuar është kërkuar midis të tjerash:

1. Deklarimi fajtor i të pandehurit Selaudin Shahini për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a/2, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Selaudin Shahini me 8 (tetë) vjet burgim.

2.Deklarimi fajtor i të pandehurit Ndriçim Shahini për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal , “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Ndriçim Shahini me 7 (shtatë) vjet e 4(katër) muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cara për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal , “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Ervis Cara me 6 (gjashtë) vjet e 8(tetë) muaj burgim.

4. Deklarimi fajtor i të pandehurit Endi Ahmetaj për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal , “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nga nenet 141/a/2, 28/4, 334/1, 333/a/2 dhe 50/a të Kodit Penal, si dhe në bazë të këtyre neneve, si dhe nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimi i tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
Bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar është kërkuar dënimi përfundimisht i të pandehurit Endi Ahmetaj me 6 (gjashtë) vjet e 8(tetë) muaj burgim.