Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Bashkim Dedën,  ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Por në zbatim të nenit  59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite.

Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Kujtojmë që më parë SPAK i sekuestroi pasuritë ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, pasi zbuloi nga hetimi penal  të dhëna që ish gjyqtari kishte në pronësi pasusi të palujtshme, të cilat nuk i justifikonte me burimet e ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur