Ditët e fundit kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar me gjuhë të ashpër Prokurorisë së Posacme si dhe kreut të saj, Altin Dumani.
Në një raportim për ABC News, gazetari Ermal Vija tha se zyrtarisht SPAK nuk e ka të regjistruar emrin e Ilir Metës në ndonjë dosje apo kallëzim, edhe pse ka disa kallëzime të referuara në SPAK ndaj Ilir Metës në cilësinë e kryetarit të LSI, apo disa funksione të tjera shtetërore që ai ka mbajtur ndër vite.
Janë regjistruar disa kallëzime në SPAK, si procedime dhe tashmë Prokuroria po kryen verifikime apo edhe hetime mbi këto kallëzime, por deri tani në këtë fazë hetimore të gjitha kallëzimet e regjistruara në SPAK, nuk mbajnë sipër të regjistruar emrin e Ilir Metës. Por në këtë fazë hetuesit po kryejnë hetimet në rast se emri i tij lidhet me ndonjë vepër penale.
Kujtojmë se Ilir Meta është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për dosjen CEZ-DIA, një dosje që po hetohet nga dy prokurorët e posacëm, Altin Dumani dhe Arben Kraja.
Një tjetër kallëzim I regjistruar si procedim, por jo në emër të Ilir Metës ka lidhje me një kallëzim të bërë nga ish deputeti Valteri lidhur me ndërhyrjet estetike, duke kallëzuar Metën dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, për akuzën e pastrimit të parave, shpërdorimit të detyrës apo edhe korrupsion. Edhe ky kallëzim është regjistruar si procedim në SPAK, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Sotir Kllapi.
Një tjetër dosje është edhe ajo e lobimit, ku po kryhen veprime hetimore