Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se PD po vonon nismën  për të larguar spiunët nga politika.

“14 maji po afron dhe do të ishte e papranueshme që në listët e kandidatëve të ishte edhe bashkëpunëtori I.M apo me iniciale të tjera, apo në 2025-n anëtar i Kuvendit të Shqipërisë.

Ne këtë gjë duhet ta pengojmë sa më shpejt. Janë ndërhyrje ligjore që kërkojnë 3/5. Dhe më bën përshtypje se këtë gjë e pengon Partia Demokratike.

Ose nuk ka shfaqur gatishmërinë e duhur për të kontribuar për miratimin e këtij ligji”, tha Balla.