Stephen K. Bannon, shefi strategjist i Shtëpisë së Bardhë, të Shtunën bëri një deklaratë.

Sipas deklaratës së fundit ai ndërroi mendje mbi atë që kishte thënë se djali i presidentit Trump, Don Jr., kishte kryer ‘tradhti’ në takimet me Rusët.

“Donald Trump, Jr. është patriot i mirë, por edhe një njeri i mirë. Ai ka qenë i papërkulshëm në avokatinë ndaj babait të tij dhe agjendën që ka ndihmuar kthimin e vendit tonë aty ku duhet”.

“Mbështetja  ime është gjithashtu për presidentin dhe agjendën e tij- siç edhe e kam manifestuar përditë në transmetimet e radios dhe në faqet e Breitbart News si edhe në fjalimet dhe daljet e mija publike që nga Tokio dhe Hong Kong e deri në Arizona dhe Alabama. Presidenti Trump ishte i vetmi kandidat që e arriti dhe që mund të kishte arritur të mundte aparatin e madh të Hillary Clinton. Unë jam i vetmi person që mund të shoqëroj përpjekjet globale për predikimin e mesazheve të Trump dhe Trumpizmit; dhe mbetem i gatshëm ndaj çarjeve ndaj këtij presidenti  dhe përpjekjeve të tij për ta bërë Amerikën ‘great again’”.

“Komentet e mija rreth takimit me Rusët erdhën nga eksperienca e jetës sime si oficer i Marinës i stacionuar brenda destrojerëve, misioni kryesor i të cilëve ishte gjuetia ndaj anijeve sovjetike gjatë periudhës së punës sime në kohën e presidentit Reagan, kur fokusi ynë ishte të mundnim “perandorinë e keqe”.

“Komentet e mija ishin për Paul Manafort… Po e përsëris, këto komente nuk kishin për qëllim Don Jr.”, deklaroi Bannon.

Veritas..com.al/