
(FOTO: New Yorku me borë)/
Bora në New York ka arritur në 43 centimetra mbi tokë. Stuhia e borës ishte e shpejtë dhe e papritur. Një person ka humbur jetën për shkak të stuhisë së borës. Autoritetet e qytetit kanë paralajmëruar për një përkeqësim të motit.
Viktima e stuhisë së borës humbi kontrollin e automjetit të tij dhe u përplas me një kamion që vinte përballe.
Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rrugët të zbardhen në Pensilvani ku drejtuesit e makinave kanë vështirësi në lëvizje edhe prej akullit.
Ekspertët paralajmërojnë për një përkeqësim të mundshëm të motit javën që vjen duke nisur nga dita e martë. Sipas tyre, pjesa më e madhe e gjysmës veriore të Shteteve të Bashkuara mund të bëjë llogaritë me ngricat që parashikohet të jenë të ngjashme me situatën e rrezikshme të krijuar në vend nga fronti polar i vitit 2014.
/Veritas.com.al/