Tufani ‘Irma’ do të “shkretojë” ose Floridën, ose shtete fqinjë me Floridën, deklaroi kreu i agjencisë së emergjencave federale në Shtetet e Bashkuara.

Brock Long tha se pjesë të Floridës mund të mbeten pa energji për disa ditë. Gjysmë milionë njerëznë këtë shtet janë urdhëruar që të lënë shtëpitë e tyre.

Stuhia ‘Irma’ ka lënë një varg shkatërrimesh në Karaibe, duke prekur të paktën 1.2 milionë njerëz.

Të paktën 20 njerëz janë shpallur të vdekur deri tani.

Stuhia ka degraduar ngakategoria e pestë në të katërt, por megjithatë zyrtarët paralajmërojnë se ajo mbetet “e rrezikshme në ekstrem”.

Veritas.com.al/