Agjencia Italiane ANSA njofton se stuhitë e forta që kanë shpërthyer të Dielën dhe të hënën në Itali, deri tani kanë lënë nëntë të vdekur dhe një të zhdukur.
Pasoja të rënda kanë mbetur sidomos në Venecia ku një e quajtur ‘acqua alta’ ka goditur qytetin lagunë duke përmbytur tre të katërtat e qendrës historike të qytetit.
Dy vetë u vranë kur u goditën nga një pemë teksa ata po udhëtonin me makinë afër Frosinone në jug të Romës.
Çifti i vra kur erëra të forta rrëzuan pemët në Castrocielo, sipas Kryqit të Kuq.
Një person vdiq në pas plagëve të rënda që mori nga rënia e një peme në makinën e tij në Terracina të Romës Jugore.
Pjesa më e madhe e 9 viktimave u shkaktua nga goditja e pemëve që nga Roma, në Viale della Vittoria në qendër të një resorti në Lazio, në San Nicola, Milano, etj.
Alarmi ndaj stuhive të fuqishme është ngritur në nivelin më të lartë.
Veritas.com.al/