Të paktën 22 fëmijë u mbytën gjatë rrugës për në shkollë kur motobarka e tyre u permbys në ujin e fryrë të lumit Nil në veri të kryeqytetit Sudanez, ditën e Mërkurë, sipas mediave shtetërore.

Një grua që ndodhej në motobarkë, gjithashtu vdiq, kur mjeti lundruues që mbante më shumë se 40 fëmijë, u zhyt në ujëra 750 kilometra larg kryeqytetit, raporton agjencia SUNA.

Punëtorët e shpëtimit u dërguan për të gjetur trupat e viktimave, sipas mbrojtjes civile të Sudanit dhe dëshmitarëve.

” Këtë mëngjes, 22 fëmijë shkolle dhe një grua vdiqën kur motobarka e tyre u mbyt në Bouhayra në Shtetin Nil teksa udhëtonin drejt shkollës që nga Kneissa,” raportoi SUNA.

“Incidenti u shkaktua nga defekti në motor në mes të rrugës për shkak të korentit të fortë”, tha burimi.

Veritas.com.al/