Volodymyr Zelensky e ka hedhur poshtë thirrjen e Papës që Ukraina të hyjë në bisedimet e paqes me Rusinë si “ndërmjetësim virtual”.

Presidenti i Ukrainës nuk iu referua drejtpërdrejt Papa Françeskut apo sugjerimit të tij, por tha se idetë e tij nuk kishin të bënin me përpjekjet e figurave fetare në Ukrainë, shkruan Sky News.

“Ata na përkrahin me lutje, me diskutimin e tyre dhe me vepra. Kjo është me të vërtetë një kishë me njerëzit. Jo 2500 km larg, diku, ndërmjetësim virtual midis dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që dëshiron të të shkatërrojë”, tha ai.