Partia e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, AKP, paraqiti një seri rekursesh për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve administrative në Stamboll, ku kandidati i CHP ne opozitë, Ekrem Imamoglu,ka shpallur fitoren.

“Ne i kemi paraqitur kundërshtimet tona autoriteteve përgjegjëse për procesin zgjedhor për të 39 zonat e Stambollit – tha Bajp Senocak, sekretari i AKP në Stamboll – Kemi identifikuar parregullsi që nuk i përgjigjen parimit të zgjedhjeve të ndershme. Sipas Senocak, cituar nga agjencia zyrtare Anadolu, ka “mospërputhje të konsiderueshme” midis numrit aktual të votave të fituara nga kandidati i AKP-së për kryebashkiak, ish-kryeministrit Binali Yildirim dhe atyre të dërguara në komisionin zgjedhor.

Të dielën në mbrëmje, të dy kandidatët deklaruan fitoren, me kandidatin e partisë në pushtet, ish-kryeministrin Binali Yildirim, i cili deklaroi se kishte fituar me një diferencë prej rreth 4.000 votash. Në zgjedhjet lokale të 31 marsit, Partia Popullore Republikane (CHP), partia kryesore e opozitës në vend, pretendoi fitoren në tre qytetet kryesore të vendit: Ankara, Stamboll dhe Izmir. Partia është në avantazh ne 10 qytete metropolitane të vendit dhe 10 provinca, ndërsa Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) është në avantazh në 15 qytete metropolitane dhe 24 provinca.

Megjithatë, rezultatet e votimit administrativ nuk do të kenë pasoja mbi mbajtjen e qeverisë në Turqi.E ka siguruar Ibrahim Kalin, zëdhënësi i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke mohuar hipotezën e zgjedhjeve të parakohshme. “Erdogan ka një mandat deri në vitin 2023. Dhe deri atëherë nuk do të ketë zgjedhje,” tha Kalin në llogarinë e tij të Twitter.

“Leximi mbizotërues është se ekonomia ka luajtur një rol të rëndësishëm në rezultatet e zgjedhjeve administrative në Turqi”. Burimet diplomatike thonë këtë duke komentuar mbi humbjen e regjistruar në disa qytete të mëdha, përfshirë kryeqytetin Ankara,nga AKP. Sipas burimeve, nuk ka gjasa që “sulltani”, në dritën e votimit, do të jetë në gjendje të rishikojë vijën politike të miratuar pas grushtit të shtetit të korrikut 2016.

Veritas.com.al/