![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2018/04/c.files_.bbci_.co_.uk_100855070_mediaitem10085-9c78ec459227bfac8a7f1a3574e255e381375fd2.jpg)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka quajtur sulmin ajror të kryer gjatë natës mbi Siri si një mision i “ekzekutuar në mënyrë perfekt”, duke shtuar : “se “Misioni ishte i përkryer”.
Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, të tre qeveritë e tyre sulmuan të njëjtin objektiv: Pozicionet e armëve kimike!
Më shumë se 100 raketa u vunë në përgjigje të sulmeve kimike vdekjeprurëse në qytetin Douma të javës së kaluar.
Presidenti Rus, Vladimir Putin tha se dënonte sulmet e Perëndimorëve “në mënyrën më serioze”.
Rusia, aleati kryesor i Sirisë, ka kërcënuar shpagim të armatosur në qoftë se është qëlluar ndonjë nga forcat Ruse.
Veritas.com.al/