Nga: Alessandro Gnocchi/

Sa më shumë kalon koha, aq më pak kuptohet se çfarë është ose ka qenë lëvizja e njohur si #metoo.

Një ndezje e feminizmit autentik? Një larje hesapesh në të cilën pak janë të pafajshëm? Një modë kalimtare?

Dje janë kënduar lavdërime për Bernardo Bertoluccin. Mjaft e drejtë. Ai ishte një regjisor i madh, i aftë të kalonte nga Nouvelle Vague(Vala e Re) për te apasionuarit e kinemase te kolosalet Hollivudiane si Perandori i Fundit (nëntë Oscar).

Faqe dhe faqe te gazetave kanë gërmuar në çdo aspekt si artist dhe njeri. Por çuditërisht, askush nuk ka ekzaminuar nga një perspektivë “feministë” rastin famëkeq te sodomise me gjalpë te Tango e fundit në Paris (1972).

Bernardo Bertolucci ka shpjeguar se donte të merrte një reagim të vërtetë nga aktorja Maria Schneider. Ideja ishte e Brandos. Regjisori nuk fliste për këtë me protagonisten femër. Dikush e gjeti veten duke pësuar një “përdhunim” (te simuluar por shumë realist) para telekamerës. Skena është e tmerrshme, gruaja është poshtëruar nga një Brando në dekadencë të plotë. Filmi hyri në histori. Schneider mbeti e shënuar përgjithmonë. Ajo tha se ishte “pothuajse përdhunuar” dhe pësoi një shok të rëndë emotiv. U arratis nga seti i Caligula (1979) i Tinto Brass që të mos duhej të zhvishesh dhe përfundoi në një spital psikiatrik. Në vitet e ardhshme ajo ra nën varësinë e drogës, një ves që i atribuohet në mënyrë të qartë asaj skene te Tango e fundit në Paris. Vdiq në vitin 2011. Historia është treguar në një mijë mënyra: kishin nënshkruar një kontratë, skena ishte e planifikuar në skenar (jo gjalpi), marrëdhënia ishte krejtësisht e sajuar. Janë detaje.

Në fakt, filmi shkatërroi një grua që kishte pësuar nje abuzim, sepse ajo nuk ishte në dijeni të asaj që e priste në set. Në vitin 2013, Bertolucci tha se ndihet fajtor, por se nuk ishte penduar për shkak se arti ka një detyrim ndaj të vërtetës. Në një epokë kaq te vëmendshme ndaj shfrytëzimit te trupit të gruas dhe mundësive te barabarta, ishte e arsyeshme që të pritej ndonjë koment që do të vinte gishtin në plage dhe të kujtoje fatin e trishtuar të aktores përveç rishtarëve. Përkundrazi, duket se sakrifica e saj në altarin e një filmi është një gjë e vogël apo e papërfillshme. Moralistet, të gatshme për të zbritur në fushë kundër regjisorëve pak respektues përpara, gjatë dhe pas xhirimit, këtë here abstenuan. Vetëm disa gjysmë fjalë këtu dhe atje.

Me pak fjalë, Cannolo i reklamës se Dolce & Gabbana është seksiste, ndërsa përdhunimi i Maria Schneider jo, sepse është ne mes Bertolucci. Hipokrizi e bukur. Moralistët kanë bërë edhe më keq. Kryevepra është padyshim artikulli i shkruar nga Walter Veltroni për Corriere della Sera. Ish-sekretari i Partisë Demokratike arrin të shkruajë fjalinë e mëposhtme: “I pëlqente liria. Liria e trupave dhe ndjenjave te Tango e fundit në Paris “. Sigurisht Walter, shko dhe thuaja Maria Schneider-it.

VERITAS.COM.AL/