Koment
Francesco Boezi
13 PRILl 2020
Barack Obama nuk mund të rikandidojë përsëri,por ai po merr pjesë në garën për Shtëpinë e Bardhë në një farë mënyre. Kryesisht sepse Joe Biden, njeriu që Obama kishte zgjedhur si zv / president për dy mandate radhazi, fitoi primaret Demokratike. Biden ka një personalitet të butë dhe është në gjendje të interpretojë më mirë pjesën e numrit dy. Kjo i është njohur nga shumë palë. Tani bëhet fjalë për të bindur Amerikanët që Biden është gjithashtu i përshtatshëm për numrin një. Operacioni nuk është i thjeshtë.
Ishte një moment në këtë fushatë – një moment madje mjaft i gjatë – në të cilin Bernie Sanders dukej sikur kishte arritur ta bënte popullin Demokrat të harronin nostalgjinë për vitet e Obamës.Por shkoi shumë ndryshe.Dhe triumfi i Biden përkon me fitoren e brendshme të rrymës që i referohet presidentit të parë afro-amerikan të historisë së Shteteve të Bashkuara. Rryma e moderuar, por edhe e aftë për të hipur, të paktën pjesërisht, në instancat liberale. Në këto orë, Barack Obama ka nderhyre në Twitter për polemikat në lidhje me votimin në Wisconsin, tha të tijën mbi “lajmet e rreme”,ka kërkuar të mbrojë demokracinë nga një kompresion i mundshëm për shkak të pandemisë Covid-19 dhe gjithashtu ka komunikuar për shtypin, përmes një prej zëdhënësve të tij, se ishte i gatshëm të mbështesë në menyrë të drejtpërdrejtë ish-zv e tij. Obama do të zbresë në fushë për fushatën elektorale, pasi të ketë mbetur fshehur për pak kohë.
Mbi faktin se pse ish presidenti nuk e kishte mbështetur Bidenin që në fillim opinionistët janë ndarë: ka nga ata që mbështesin se Barack Obama nuk ishte shumë i bindur që Biden mund të fitonte dhe ka nga ata që tregojnë se si ish-banori i Shtëpisë së Bardhë kishte dashur të evitonte që të influenconte tepër polemikën. Fakti është se Demokratët tani duhet të gjejnë një sintezë të aftë për të parandaluar preferencat e destinuara për “luanin e vjetër” të Vermontit që të shpërndahen midis Trumpit dhe atyre qe nuk-votojnë. ‘Deep America’ e Sanders është duke i kërkuar që Joe Bidenit të përfshijë në programin e tij Medicare për të gjithë, reformën shëndetësore që shikon nga garancia publike. Biden ka hezituar tani për tani, ndërsa Donald Trump ka krijuar masa mbrojtëse federale për personat që janë sëmurë ose do të sëmuren për shkak të koronavirusit të ri. Shëndetesia dhe natyra e masave të kontrollit përfaqësuan këto ditë dy planet kryesore të konfrontimit.
Donald Trump ndërkohë është duke vërejtur se një aleancë që parasheh Alexandria Ocasio Cortez dhe Joe Biden të shkojnë krah për krah është e pamundur. Distancat midis “të majtës së re” dhe platformës programatike të Bidenit janë yjore. Obama, në strategjinë e demokrateve,duhet të shërojë ato dallime, duke përzier gjithçka, me narrativën e tij imagjinare, e cila duhej të funksiononte edhe në vitin 2016. Joe Biden nuk është Hillary Clinton, por Demokratët tashmë kanë anashkaluar gjithë familjen Obama gjatë tubimeve elektorale .Ne e dimë se si do perfundojë.
A mund të hyjë Barack Obama nga dritarja? Pyetja po qarkullon. Michelle mund të ishte një emër i mirë për zëvendës presidencën. Ish zonja e parë nuk ishte e gatshme të garonte për primaret dhe vështirë se do të pranojë një rol tjetër përveç atij të protagonistit. Biden tha se Obama do të ishte një gjykatës i mirë në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara, por edhe ky skenar mbetet plotësisht i pamundur, për aq sa emërimi i takon Komandantit të Përgjithshëm dhe Senatit.
Në momentin në të cilin po shkruajmë,duket se ka mundësi që Obama po përgatit terrenin për vitin 2024: nëse Biden do të humbiste ndaj Trump, Demokratët do të kishin në Michelle të vetmen kartë të luajtshme në perspektivë.Të paktën për sa i perket rrymës së moderuar.Pastaj ekziston “e majta e re” e Sanders dhe Cortez, të cilët mbetën pakica pavarësisht disa elementëve që sugjerojnë të kundërtën.
VERITAS.COM.AL