Papa Françesku, nëpërmjet një mesazhi, i ka hequr sanksionet e imponuara nga Gjon Pali II teologut Cardenal, revolucionarit Nikaraguajan

Nga: Giuseppe Aloisi /

Papa Francesku ka rehabilituar Ernesto Cardenal-in,prift dhe poet i cili në të kaluarën kishte marrë nje dënim të fortë, për të qenë preciz një pezullim divinis, nga Gjon Pali II.

Lajmi ka kaluar në heshtje, por tashmë është konfirmuar nga burime të shumta ndërkombëtare. Midis tyre, La Croix, qe ka vene ne evidence se si Bergoglio ka vendosur të eliminojë sanksionet e mëparshme me anë të një letre private. Cardenal, shkurt, përsëri mund të konsiderohet prift në të gjitha aspektet.

Kleriku nuk është një njeri dosido: emri i tij u bë jehonë gjatë revolucionit të Nikaraguas, ai që në agimin e viteve 1980 solli Daniel Ortega-n në pushtet. Por, krahasuar me Kishën, siç raportohet edhe këtë mëngjes nga Republika, prifti, i cili për lirikat e tij u frymëzua nga Ezra Pound, eshte i njohur para së gjithash se ka qenë një nga propagandistët më të bindur të teologjisë se çlirimit. Me pak fjalë, veprimi i Atit të Shenjtë mund të interpretohet nëpërmjet dy mënyrave te leximit:si rehabilitimi i një të shenjtëruari te semure prej kohësh; një ndihmë për një teolog te çlirimit. Ose mund të postulojme se mund të kenë ndodhur te dyja se bashku.

Duke e parë  mirë Cardenal, me kalimin e kohës, duket se eshte penduar për mbështetjen e tij për fraksionin socialist të Nikaraguas. Disa vjet pas kryerjes së dizajnit rebel, prifti-poet u distancua nga Presidenti Ortega: një modalitet për refuzimin e socializmit te ekzagjeruar madje edhe për një teolog te çlirimit.

Gazeta italiane e cituar nënvizoi se si Cardenal, ne afërsi te zgjedhjeve në fronin papal të Jorge Mario Bergoglios, nuk e ka fshehur lumturinë për zgjedhjen e papës së ri.Interpretimi i saj u manifestua korrekt: ish-kryepeshkopi i Buenos Aires ka rishikuar dispozitat e atij që ndërkohë është bërë Shën Gjon Pali II. Papa Françesku,eshte shfaqur qartë disa herë, duket se dëshiron ti vërë fjalën “fund” luftërave teologjike që kanë shpërthyer për Amerikën e Jugut gjatë viteve ’90.

VERITAS.COM.AL/