Nga: Veritas.acom.al/

Dita 44 është dita e numëruar që nga fillimi i ptotestës qytetare të drejtuar nga opozita; dhe kjo ditë u shënua sot…

Palët e përfshira në konflikt politik janë qeveria dhe opozita; por në folklorin politik të “vdekjes”, sot u përfshi edhe pala e tretë, që është “populli krijues” i internetit. Populli krijues i internetit, brenda për brenda është i ndarë në dy pjesë: Pjesa e paguar nga qeveria për të sharë dhe fyer cilindo që kritikon në internet; dhe pjesa tjetër krijuese e pavarur. Pjesa që ëhstë caktuar nga qeveria për të sharë, nuk lexon kurrë, as internet as letë; por vetëm shan. Këta kanë në dorë një listë me emra se cili duhet sharë dhe sapo e shikojnë në një cep interneti, i lëshohen “me kuç e me maç”.

Por kryesorja, ajo që do të ndryshojë situatën politike të vendit, janë dy palët: Në opozitë dhe në qeverisje. Opozita ka marrë avantazh pas protestës qytetare dhe po pret që të ndnryshohet qeveria. Por ndërkohë, shpesh herë bie në një folklorizëm politik. Dje, përshembull, opozita ka folur për “vdekjen” menjëherë pas kryeministrit që përmendi vdekjen. Replika në distancë, njësoj si te Eposi, i bën palët që të thërrasin “fjalën legjendare” dhe të dhimbshme.

Para Opozitës, kryeminsitri Rama kishte proklamuar një atavizëm të tij alias publicistik dhe kishte thënë “Vrafshi veten në çadër”. Është një këngë e vjetër pianecësh që kur kujtohet e dashura lëshohet ky vet- mallkim; por “vet-mallkim”. Kur e shtjelloi më tej kryeministri idenë e “vrafshi veten”, tha kështu: Nëse PD do të kryejë vetëvrasje me zotin Nardi dhe Zotin Vangjeli, është e lirë ta bëjë, se ka kush bën opozitë për ta” u shpreh Rama. Nardi është Nard Ndoka, ndërsa Vangje është Vangjel Dule- të dy ish- aleatë të kryeminsitrit. Por thika shkon aty ku ishte “tradhëtia” në dashuri: Rama është shumë i pezmatuar me dy të dashurit e tij që kanë kaluar në opozitë. Ai kërkon “vdekjen” e tyre, para se të fitojnë dhe të nisin të tregojnë histori “shtrati’, dmth., qeverijeje.

Pas kësaj foli vetë kryetari i Opozitës, zoti Lulzim Basha. Ai foli pak më gjatë, pse sot më 2 prill, ditën kur ranë katër dëshmorët e mëdhenj të demokracisë shqiptare, nën kërcënimin e Gramoz Ruçit (ministër i brendshëm) të regjimit komunist (socialist). Ai iu drejtua Ramës dhe i tha se vetëm qeveria teknike ta shpëton kokën. Zoti Basha tha:

“Sot me 2 Prill 2017, 44 ditë pas nis dhe beteja për lirinë e votës, shqiptarët nuk janë të ndarë por janë të bashkuar më shumë se kurrë më parë. Ne jemi të bashkuar kombëtarisht, atdhetarisht dhe demokratisht për të mbrojtur me çdo kusht dhe çmim vlerat e bashkëjetesës demokratike”- tha.

“Vendimi i marre kategorikisht është se ne do shpartallojmë lidhjet e qeverisë me krimin. Për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri e palidhur me krimi. Ai duket të largohet si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qeveria teknike është formula që i shpëton kokën atij dhe krimit që përfaqëson. Kjo është një zgjidhje paqësore dhe demokratike”, tha Basha.

Por një tjetër “aktor” foli dje po për vdekjen. Në faqet e internetit, populli jo- Rilindas postoi një montazh fotografik. Aty shfaqet vetë diktatori Enver Hoxha, duke dale nga vdekja, tek i drejtohet vetë kryeminsitrit Rama. Ky i thotë: “Biri im, që nga vari të këshilloj se vetëm qeveria teknike të shpëton”. Fotomontazhin e përcolli në internet ish- kryeministri Berisha.

Vetë Edi Rama, kur funksiononte si analist shëtitës nëpër gazeta, pat krijuar rubrikën “Letra nga Ferri”, ku disa figura komuniste, nusur që nga Babai Kkristaq Rama, flisnin me diktatorin Hoxha në ferr.

Dhe tani, ja tek i kemi të gjith palët që flaisn për vdekjen në politikë.

Veritas.com.al/