( FOTO: Senatori  Republikan, Ted Cruz dhe Lulzim Basha në Washington)/ 

Nga burime brenda Opozitës, mësohet se kryetari i Partisë Demokratike, me 22 Mars, e hënë, nis vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.

Vizita e zotit Basha do të jetë në qendër të vëmendjes së mediave amerikane. Në fokus e sjell protesta qytetare për “zgjedhje të ndershme” në qendër të kryeqytetit; situata tashmë e njohur e vendit ku kultivohet dhe trafikohet drogë për në Perëndim; gjendja e një politike të shpallur si e inkriminuar; importimi i mbetjeve toksike nga Europa, etj.

Gjatë fjalimeve të Bashës si orator i protestës qytetare, janë sjellë pjesë nga doktrina e presidentit Trump, gjë që ka lënë të nënkuptohet lidhja e opozitës që kërkon zgjedhje të lira me parimet e demokracisë amerikane.

/Veritas.com.al/