Tragjik ka rezultuar fati i një të riu në Vlorë, i cili ka mbetur i vrarë pas një goditje me thikë në zemër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në zonën e Pyllit të Sodës.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se viktimë ka mbetur 25-vjeçari Aleksandër Petanaj.
Ndonëse i riu është transportuar në spital dhe pasi qëndroi 4 orë në sallën e operacionit, ai nuk mundi të mbijetonte. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk jepen detaje për identitetin e autorit.
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Aleksandër Petanajt në Vlorë.
25-vjeçari humbi jetën pasi u godit me thikë pas një sherri rreth orës 23:00 të ditës se djeshme në zonën e Pyllit të Sodës.
gjithçka kishte nisur pas një konflikti që vëllai i tij më i vogël, 18 vjeç, kishte me një grup të rinjsh, ndërsa viktima ndërhyri për ta mbrojtur, por njëri prej tyre e qëlloi me thikë në zemër.
Ky i fundit u dërgua me menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Ai qëndroi 4 orë në sallën e operacionit, por aty humbi betejën me jetën.
VERITAS.COM.AL