Një sherr mes disa të rinjve në një lokal në ‘Don Bosko’ në Tiranë, ka përfunduar deri në përdorimin e armëve, duke lënë 3 të plagosur e ndërsa dyshohet edhe për një viktimë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte rreth orës 16:20, e ndërsa priten të mësohen të tjera detaje në vijim, mbi identitetin e të plagosurve, motivet e kësaj ngjarjeje.

Nga ana tjetër, gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se në lokal ka kamera sigurie, ç’ka shton edhe shpresat e hetuesve që mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve.