
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kreu homazhe dhe vendosi një kurorë me lule te varri i babait të tij, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
I shoqëruar nga eskorta e sigurisë, Thaçi më pas u nis drejt shtëpisë së tij.
Mediat në Kosovë kanë zbuluar dhe mesazhin që shkruhet mbi kurorën e luleve, që Thaçi e vendosi mbi varrin e babait.
“Te varri erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhet në mesazh.
Komente