Askush nuk është imun, të gjithë janë të rrezikuar nga problemet e shëndetit për shkak të temperaturave të larta. Kështu u shpreh neurologia Ereida Raklli në Dita Jonë, sipas të cilës, temperaturat e larta çorientojnë neurotransmetuesit në sistemin nervor dhe për pasojnë rrisin nivelin e ankthit dhe depresionit.
“Temperaturat si të larta dhe të ulëta janë të konsiderueshme dhe të dokumentuara në shëndetin mendor. Pasojat lidhen duke çorientuar neurotransmetuesit në sistemin nervor që kanë rol në stabilizimin e humorit, rregullimin e sjelljes e gjumit. Temperaturat e larta rrisin kortizolin, hormonin e stresit që sjell çrregullimin e gjumit duke bërë gjumë në orë të pakta dhe jo aq cilësor. Të gjitha këto ndikojnë në nivelin e ankthit dhe depresionit. Personat që vuajnë nga ankthi e depresioni kanë rritje të ankesave simptomatike gjatë verës. Përveç kësaj ndikon në çdo sëmundje të sistemit nervor qendror, nga skleroza multiiple, epilepsia, etj. Temperaturat e larta ndikojnë edhe te fëmijët e adoleshentët, gratë shtatzëna”.
Duke iu referuar një studimi të vitit 2023 të botuar në “Lancet” ajo tha se, “rritja me gradë e temperaturës mesatare mujore sjell rritje në agresivitet me 3-5% dhe sjellje vetëvrasëse 1.5 % më tepër”.
Komplikacioni më i rrezikshëm nga temperaturat e larta, sipas neurologes është goditja nga i nxehti që mund të çojë deri në koma.
“Komlikacioni më i madh dhe më i rrezikshëm është goditja nga i nxehti ku trupi nuk arrin ta kontrollojë temperaturën e cila rritet me shpejtësi në 40-41 gradë, mekanizmi i djersitjes prishet dhe personi është letargjik, humb vetëdijen dhe mund të bjerë në koma dhe kjo kërkon veprim imediat. Gjeja e parë që bëhet është njoftimi i urgjencës, kur shikon që nuk ndjehesh mirë, duhet të shkosh në hije dhe të marrësh sa më shumë ujë. Duhet sasi e konsiderueshme e marrjes së lëngjeve 2-3 litra në ditë”.
Duke folur për shenjat e dehidratimit, mjekja këshillon marrjen e sa më shumë lëngjeve, shmangien e ekspozimit dhe lëvizjes nga ora 11: 00-16:00 si edhe
“Lodhje e theksuar, dhimbje koke, marrje mendsh, ndjesi të vjelli, urinimi i pakët e me ngjyrë të errët, tregojnë që trupi po përjeton anomali dhe ne nuk kemi marrë mjaftueshëm ujë. Temperaturat e larta shoqërohen me djersë të theksuar, humbje të elektroliteve dhe këto kanë pasoja me dhe ulje te konjicionit. Personat që kanë punë mendore ndjejnë ngarkesë. Ne rekomandojmë që nga ora 11-16 pasdite të evitohet dalja në temperatura të larta. Punët të jenë para orës 11 e pas orës 16;00 që të shmangim pasojat e temperaturave në organizëm. Të shmangen vendet e mbipopulluara, më mirë një ecje në hije se në vende të mbyllura. Të moshuarit duhet të qëndrojë në shtëpi”./ A2CNN/