Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar anulimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023,.
Ndërkohë pak ditë më parë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kishte paralajmëruar se veprimet e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe.
“Treguesi i parë i kësaj ishte vendimi që u mor natën e shkuar nga komandanti amerikan për Evropën për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në Defender Europe 2023, gjë që ndodhi gjatë natës. Për Kosovën këto stërvitje kanë përfunduar”, tha Hovenier.
Ndërkaqë në lidhje me tensionet në Veri, SHBA-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore “hynë me forcë” në ndërtesat komunale në veri.
Hovenier tha se SHBA-ja po mendon edhe për vendime të tjera që do të marrë në këtë drejtim.