![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/05/c5d94724-9f12-4682-8dda-4e7d7e9971e1-1.jpg)
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Me një gjuhë të ashpër ai ka kritikuar Kosovën, ndërsa thotë se këto veprime kërcënojnë stabilitetin e vendit.
Me një shënim në “twitter”, Blinken i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë këto masa “të dhunshme” dhe t’i rikthehet dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.”, shkruan ai.