![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/01/termet-n-euml-shqip-euml-ri-l-euml-kundje-edhe-n-euml-kosov-euml_hd-780x439.jpg)
Në ora 18.06 minuta, thuajse në gjysmën e territorit të vendit janë ndjerë lëkundje tërmeti.
Lëkundjet u ndjenë në Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë dhe deri në Tiranë. Epiqendra ndodhej në Urën Vajgurore.
Sipas sizmologëve, tërmeti ishte me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.
Nga informacionet e deritanishme, nuk rezulton të jenë shënuar dëme.
/Veirtas.com.al/