Dy tërmete të fuqishëm kanë goditur Italinë Qendrore, duke shkatërruar ndërtime dhe duke bërë që banorët të frikësuar të dalin në rrugë.
Tërmeti që ra në ora 19.10, sipas orës lokale, ishte i magnitudës 5.5 ballë. Tërmeti u ndje në Macerato afër Visso, sipas zyrtarëve.
Dy orë më vonë, goditja e parë e tërmetit, u ndje fort goditja e dytë, por me magnitudë më të lartë: 6.1 ballë. Dy persona janë plagodur; deri tani nuk ka njoftime për të vdekur.
Tërmeti i ditës së sotme goditi Italinë Qendrore dy muaj pas tërmetit që shkaktoi vdekjen e 295 personave. Ai ra më 24 Gusht dhe hodhi përtokë shumë ndërtesa dhe shtëpi në fshatra në rajonin malor rreth Amatrice. Mes të vdekurve ishte edhe një emigrant shqiptar nga zona e Fierit.
Sot, tërmeti i dytë ishte më i fortë se i pari, në masë të konsiderueshme.
Ka informacione se përveç dy të plagosurve dhe disa ndërtesave të shembura, në Visso ku ra tërmeti, është ndërprerë edhe energjia elektrike, ka dëme në ndërtesa historike dhe rrëshqitje tokë në rrugën kryesore në veri të Romës.
“Ishte një tërmet shumë i fortë, apokaliptik”, tha Marco Rinaldi, kryetar i Bashkisë në lindje të Visso, për agjencinë italiane të lajmeve Ansa. “Njerëzit po thërrasin në rrugë dhe tani jemi pa drita”
Shkollat në rajon do të mbahen të mbyllura ditën e Enjtë. Kryeministri Matteo Renzi ndodhet në rrugën e kthimit për në Romë, sipas mediave lokale.
/Veritas.com.al/