Në agim të sulmeve kundër hebrenjve evropian menjëherë pasi Presidenti Donald Trump shpalli njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, kryeministri i Francës, Edouard Philippe të Dielën dënoi Antizemir=tizmin ‘me rrënjë të thella” në vendin e tij. Ai tha se “ideologjia e urrejtjes” është “e gjallë” dhe kjo shkaktoi largimin e Hebrenjve Francez drejt Izraelit, që të shpëtojnë nga frika.

Në një pranim të rrallë të këtij fenomeni të thellë, Philippe tha se anti-Semitizmi në  Francë është një fenomen “i lashtë” që “gjithmonë përpiqet të justifikojë veten me pretekste të reja”.

“Në vendin tonë, anti-Semitizmi është i gjallë. Ai nuk është i ri dhe nuk është sipërfaqësor, ai është i ngulur me rrënjë të thella dhe është i gjallë. Dhe ai fshihet gjithmonë prapa maskave të reja, përpiqet të justifikojë veten përmes arsyeve të kundërta”, tha kryeministri  Philippe gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën vjetore të CRIF që është një organizatë ombrellë e komunitetit Hebrenj të Francës.

Në Paris dhe Lyon, demonstruesit mbushën rrugët me protestues kundër deklaratës së Trump dhe bënë thirrje për bojkot ndaj Izraelit- gjë që është ilegale në Francë dhe nënkupton diskriminim racor. Ata gjithashtu duartrokitën për lirimin e terroristëve Palestinez të dënuar për vrasje dhe që janë të burgosur në Izrael.

Veritas.com.al/