Një kompleks pallatesh 12-katësh në Durrës ka pësuar dëmtime të mëdha nga goditjet e fundit të tërmetit.
Dëmtimet më të shumta, ai i ka marrë nga tërmeti i pasdites së të mërkurës, i cili ishte me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter.
Ky kompleks pallatesh ka 285 apartamente dhe aty jetonin 150 familje. Nga tërmeti i fundit janë shkëputur pjesa më e madhe e mureve anësore, janë shembur shkallët, ndërsa pallati është anuar.
Fatmirësisht, në momentin e tërmetit të së mërkurës nuk kishte banorë që ndodheshin në ndërtesë. “Ka pasur banorë që herë pas here janë ngjitur në momente të ndryshme, por në momentin e tërmetit nuk kishte në pallat. Ne nuk futemi më aty as për të marrë rrobat”, shprehet një prej banorëve.
Veritas.com.al/