(FOTO: Shumë francez po shprehin solidaritet me oficerin e vrarë të Policisë)/
Personi i armatosur që qëlloi për vdekje mbi një polic dhe plagosi një tjetër të Enjten në Paris, është identifikuar nga letrat që la në makinën e tij, por zyrtarët e Francës nuk e kanë bërë akoma të njohur emrin e tij.
Media lokale thotë se 39 vjeçari jetonte në periferi të qytetit dhe shihej si një radikal islamik potencial.
Personi i armatosur plagosi dy oficerë policie para se se të vritej nga forcat e sigurisë në Champs Elysees.
Një armë ‘shotgun’ dhe një thikë janë gjetur në makinën e tij- sipas stacionit televiziv Francez BFMTV. Media franceze e ka quajtur atë me emrin Karim Cheurfi, 39 vjeç, nga zona periferike Chelles e Parisit Lindor.
Një tjetër autor i dyshuar që mund të jetë i lidhur me sulmin është dorëzuar në Policinë e Belgjikës. Policia Franceze ka ndaluar tre anëtarë të familjes së autorit të vrasjes së oficerëve të policisë- siç raporton Reuters- duke cituar një burim legal.
/Veritas.com.al/