Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe, po zhvillon bisedime me anëtarët evropian në NATO në përpjekje për të ndërtuar aleanca pas Brexit.

May ka arritur në kryeqytetin Maltez, Valletta me një mesazh se Europa duhet të shtojë shpenzimet e saj për mbrojtjen. Këto takime zhvillohen pas May ishte në takim me presidentin Amerikan dhe ku folën mbi NATO-n. Ajo tha se e ardhmja e NATO-s mund të sigurohet vetëm sipas ideve që shkëmbyen me Trump.

Britania e Madhe është nga ata pak anëtarë të aleancës që ka premtuar të shpenzojë minimumi 2% të GDP për mbrojtjen.

/Veritas.com.al/