Numri i rusëve që mbërrijnë çdo ditë në Gjeorgji është pothuajse dyfishuar që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm për luftën në Ukrainë.
“Katër deri në pesë ditë më parë, 5,000-6,000 (rusë) mbërrinin në Gjeorgji çdo ditë. Numri është rritur në rreth 10,000 në ditë. Ne supozojmë se ata janë kryesisht njerëz që duan t’i shmangen detyrës ushtarake”, tha Gomelauri, sipas CNN.
Urdhri i pjesshëm i presidentit Vladimir Putin për mobilizimin e qytetarëve rusë javën e kaluar ka shkaktuar një eksod të qytetarëve dhe reagime në vend.
Ata kanë zhvilluar protesta ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë deklaratë.
Prej disa ditësh rusët kanë ikur në Gjeorgjinë fqinje, ku mund të qëndrojnë për një vit pa vizë.
Për orë të tëra radhë në kufi ata nuk kanë ndryshuar vendimin e tyre për tu larguar.