Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se aksioni i presidentit Meta për të mbrojtur Kushtetutën, është brenda kornizave institucionale.

Por ai ka kritikuar thirrjet e kreut të shtetit për organizimin e protestave popullore, pasi sipas tij ai këtu po hyn në terrenin e opozitës. Sipas aleatit të demokratëve nëse në 2020 nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, nxitimi për një reformë të re zgjedhore është i panevojshëm.

Kryetari i LZHK-së tha se forcat e opozitës duhet të rrisin presionin ndaj qeverisë, në mënyrë që kryeministri Rama ta çojë vendin në zgjedhjet të parakohshme. Sipas tij zgjedhjet në 2021 dhe jo në 2020, do të ishin një goditje e fortë për opozitën por edhe për të gjithë vendin.

Veritas.com.al