Një sondazh i kryer online ku morën pjesë 1000 prindër, i kryer nga forumi i fëmijëve Mumsnet, zbuloi se 18% e prindërve janë penduar për emrin që iu kanë zgjedhur pasardhësve të tyre; por vetëm 2% aktualisht kanë ndryshuar emrat e fëmijëve.
Arsyeja kryesore për keqardhjen ndaj emrit është se sa shpesh është përdorur emri nga të tjerët ( këta janë 25%), sipas të dhënave të sondazhit.
Burime të tjera të keqardhjes vijnë nga shqiptimi dhe muzikaliteti i emrit (11%).
Studimi i Mumsnet është shpërndarë së bashku me statistikat vjetore të plotësuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare mbi emrat më popullor të fëmijëve në Angli dhe në Wells.
Justine Roberts, themeluese e forumit të prindërve Mumsnet, tha: “Zgjedhja e emrit të bebit është një nga gjërat që bëjnë prindërit e rinj, kështu që në njëfarë mënyre keqardhja për emrin është një praktikë normale për prindërimin”.
“Ngushëllimi i vetëm është se shumica e fëmijëve rriten me emrin e tyre; dhe të tjerët kthehen te emri i dytë, pseudonime ose emra arti…”.
Sipas studimit, një nënë tha se momenti kur ajo filloi të pendohet për emrin e të bijës, Elsa, ishte kur Disney film Frozen u bë popullor.
Një tjetër mama tha: “Fëmija im e urren emrin e vet, dhe më bën të ndjehem keq pse e zgjodha atë”.
Ndërsa një prind tjetër kur i vuri emrin fëmijës, “ ishte marrë nga një grup terrorist”.