
Një fëmijë 12 vjeç ka humbur jetën sot në mesditë. Fëmija i identifikuar si F. Gurakuqi po luante në akull duke rrëshqitur mbi sipërfaqen e ngrirë të Liqenit të Kasharit në Tiranw, bashkë me motrën 15 vjeçare. Por papritur akulli është thyer dhe djalin e kanë përpirë ujërat e akullta të liqenit.
Policia është vënë në dijeni dhe janë njoftuar polumbaret për të kërkuar trupin e pajetë të fëmijës.
/Veritas.com.al/