Shtetet e Bashkuara do të hedhin peshën e vet përtej Brexit dhe do të mbështesin Mbretërinë e Bashkuar për ndarjen e saj nga Bashkimi Europian (BE), tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
Në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson të Premten, ai tha: “Ne vazhdojmë të mirëpresim oportunitetet për të punuar ngushtësisht me homologët tanë në Mbretërinë e Bashkuar”.
“Ndërsa Brexit paarqet sfida unikale para popullit britanik, ju lutem të dini se ju keni një aleat të palëkundur në Shtetet e Bashkuara”.
“Ne do t’u qëndrojmë pranë aleatëve tani ndërsa Brexit vazhdon të marrë formë dhe presim këtë marëdhenie të gjatë”.
Zoti Tillerson, gjithashtu vlerëzoi bashkëpunimin mes Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Francës në lidhje me pasojat dhe përballjen me Uraganin Irma në Karaibe.
Veritas.com.al/