Sot në mëngjes, në protestën e organizuar nga Opozita “në mbështetje” të artistëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit nga prishja e planifikuar për ndërtimin e një teatri tjetër, ka rënë në sy se në marshim dukeshin vetëm dy ose tre artistë të Teatrit. Të gjithë të tjerët ishin “popull”, ose me fjalë tjetër ‘militantë’ politik të Opozitës.
Prej disa ditësh grupi organizator i aktorëve për mbrojtjen e Teatrit është shpërbërë, pasi artistë iniciator si Ndrenika, Basha dhe Demneri janë bindur se në vend të teatrit të vjetër duhet ndërtuar nnjë Teatër i ri.
Në të njëjtën ditë me protestën e opozitës, Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare ku një ndër pikat më të nxehta të tij është projekt-ligji që lejon shembjen e godinës aktuale 73-vjeçare të Teatrit Kombëtar, dhe ndërtimin e një teatri të ri.
Qytetarë, artistë, mbështetës të teatrit, përfaqësues të shoqërisë civile, i janë bashkuar protestës duke kërkuar ruajtjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar. Për këtë kauzë artistët kanë firmosur edhe një peticion.
Ku janë mbledhur me qindra firma, ndërkohë që në mbrëmje, peticionin e firmosi edhe lideri demokrat Lulzim Basha. Opozita ka pohuar se vota e saj për projektligjin, do të jetë kundër.
Qeveria dhe bashkia pohuan se janë gati të negociojnë me firmën Fusha për t’i dhënë asaj një pjesë trualli pronë publike për ndërtimet e veta në këmbim të një teatri të ri në të njëjtin vend.
Projekt-ligji kaloi me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare
Veritas.com.al/