ATHINE, Greqi (AP) – Një pikë krenarie për Greqinë u prek nga polemikat të hënën, pasi kryeministri i vendit u kritikua nga një parti opozitare për përdorimin e një helikopteri ushtarak gjatë një udhëtimi për të festuar me Tom Hanks dhe gruan e tij, Rita Wilson, kur iu dha shtetësia Greke.

Në një postim në Instagram të Dielën, Kryeministri Kyriakos ndau një fotografi ku tregonte atë dhe bashkëshorten e tij Mareva Grabowski-Mitsotaki në një takim me Hanks dhe Wilson, të cilët po mbanin pasaportat e tyre të reja Greke.

“Rita Wilson dhe Tom Hanks tani janë qytetarë krenarë Grekë,” shkruante Mitsotakis në postim.

Greqia u ofroi nënshtetësi Hanks, Wilson dhe dy fëmijëve të tyre, në mirenjohje të ndihmës së familjes në mbledhjen e fondeve për viktimat e një zjarri vdekjeprurës pranë Athinës në vitin 2018.

Wilson, aktore dhe producente,ka prejardhje Greke dhe Bullgare.

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas tha të hënën se kryeministri dhe gruaja e tij kishin përdorur një avion tregtar të Shtunën për të udhëtuar në ishullin e Paros, dhe më pas udhëtuan për në Antiparos afër, ku Hanks dhe Wilson kanë një shtëpi pushimi. Më pas ata përdorën një helikopter ushtarak për një udhëtim në teatrin antik të Epidaurusit të Dielën për të parë një shfaqje të një tragjedie antike.

Partia kryesore e opozitës së majtë Siriza akuzoi kryeministrin se përdor helikopterët ushtarakë të Greqisë si një “radio-taksi personale”.

Petsas argumentoi që Mitsotakis po kryente detyrat e tij si kryeministër duke marrë pjesë në një “ngjarje të rëndësishme kulturore”.

As Petsas dhe as Siriza nuk iu referuan Hanks me emër.

VERITAS.COM.AL/