Vetëm pak orë pas aksidentit tragjik në Turqi ku humbën jetën 16 persona që u morën para nga një autobus i cili udhëtonte me shpejtësi, ngjarja është përsëritur sërish.

Mediat turke kanë raportuar se një aksident midis dy automjeteve në lagjen Derik të Merdinit pranë një karburanti, është kthyer në tragjedi, pasi një kamion është futur në mes të turmës së njerëzve dhe mjekëve të emergjencave që po trajtonin të lënduarit.

Raportohet se deri më tani numri i viktimave ka arritur në 16 dhe në mesin e tyre ka fëmijë. Ndërsa të plagosur kanë mbetur 29 persona, 8 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në pamjet e para nga vendngjarja shihet se i gjithë vendi është në kaos dhe më pas kamioni vjen me shpejtësi shumë të madhe, duke marrë përpara njerëzit.

I pari që ka reaguar ka qenë Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu, i cili ka treguar keqardhje me një status në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht sot ka qenë dita e fatit tonë të keq për aksidente trafiku. Në të njëjtin vend në Mardin Derik kanë ndodhur 2 aksidente me kamion. Të gjitha ekipet tona janë të mobilizuara. Sipas raportimeve të para, kemi 10 viktima. Të lënduarit tanë po transportohen në spitale. Shërim të shpejt. Zoti na mëshiroftë”, tha Soylu.