Qeveria ka vendosur rimbursimin 100% të paketës bazë të trajtimit ambulator në banesë për personat e prekur nga Covid-19.

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se financimi antiCovid nga buxheti i shtetit në kuadër të këtij vendimi shkon në 1.2 miliard lekë.

Ky vendim është një mbështetje direkte për qytetarët, që do të përfitojnë paketën bazë të trajtimit për simptomat e COVID-19, sipas udhëzimit të rifreskuar të mjekëve të familjes, të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Lexo edhe :  “Një shëtitore perlë”, Rama publikon pamjet e Sarandës për vitin e ardhshëm

Konkretisht janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliardë lekë nga qeveria shqiptare.

Skema 1 e trajtimit përfshin format e lehta të prekjes nga infeksioni, ndërsa skema 2 përfshin format e moderuara të prekjes nga infeksioni i shkaktuar nga Sars-Cov 2.

VERITAS.COM.AL/