PARIS (AP) – Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se tre ministra të kabinetit kanë dhënë dorëheqjen, duke përfshirë Ministrin e Çështjeve Evropiane që planifikon të udhëheqë fushatën nga partia e Macron për vendet e Parlamentit Europian.

Presidenti tha në një deklaratë të mërkurën se zëdhënësi i qeverisë Benjamin Griveaux dhe ministri i Punëve Digjitale Mounir Mahjoubi po largohen së bashku me ministrin e Cështjeve Evropiane Nathalie Loiseau.

Griveaux dhe Mahjoubi kanë thënë në intervista se ata duan të kandidojnë në garën për kryetar bashkie të vitit të ardhshëm në Paris. Kryetari aktual është Anne Hidalgo.

Një riorganizim i qeverisë pritet në ditët në vijim.

Loiseau, një diplomate karriere, u bashkua me qeverinë e Macron në qershor 2017 dhe ishte e përfshirë në përgatitjet e Brexit në Francë. Ajo do të kryesojë partinë pro-evropiane të presidentit në zgjedhjet e majit të BE.

Griveaux ka qenë zëdhënës i qeverisë që nga nëntori i vitit 2017. Mahjoubi u bë ministër i punëve digjitale në maj 2017.

Veritas.com.al/