Nga Laert Skiro/

Sigurisht, ish kryetari i PD dhe ish kryministër Sali Berisha nuk i tha këto fjalë për fjalë, por në fund të ‘enës’ pas bisedës së zotit Berisha, percipituan pikërisht këto.

Bisedën e bëri me gazetarin Çim Peka për ‘Fakt’ por pas kësaj intervista u kthye në ‘pasuri për shumë analiza dhe ekrane.

2.

Kur foli për dinjitetin:

Zoti Berisha nu i tha direkt Lulzim Bashës në PD se ‘ke apo nuk ke dinjitet’ që nuk dhe dorëheqjen pas humbjes tmerruese; por solli modelin e tij. Berisha vetë ka dhënë dorëheqjen pas një humbjeje dinjitoze në vitin2013; ndërsa Lulzim Basha nuk pranoi ta japë dorëheqjen.

“Në situatën e krijuar nga zgjedhjet, kishte me mijëra mesazhe që më kërkonin, në një farë mënyre ose një tjetër, rikthimin, gjë e cila nuk mund të bëhej kurrë nga ana ime. Kur kam bërë deklaratën kam thënë një gjë aty, se kjo dorëheqje lidhet me dinjitetin. Nuk po e jap dorëheqjen as për këtë e as për atë, por për dinjitetin tim. Thelbi i njeriut është dinjiteti i tij dhe unë absolutisht kam shërbyer me të gjitha fuqitë e mia në ato detyra, por kam ruajtur dinjitetin tim në çdo rrethanë dhe në çdo situatë. Dhashë dorëheqjen se ai ishte dinjiteti i Sali Berishës, por edhe i PD-së dhe rikthim mbrapa, Sali Berisha nuk mund të ketë. Atëherë, kësaj morie të pafundme njerëzish që kërkonin një gjë të tillë, unë nuk mu duk momenti oportun tua përsërisja edhe njëherë në atë kohë të njëjtën gjë dhe zgjodha heshtjen si mënyrën e përgjigjes time, pra nuk ka rikthim”, tha zoti Berisha.

Pra për dinjitet. Lulzim Basha nuk pranoi, u kacavjer pas postit, zhvilloi zgjdhje farse dhe…, ja ku është sot. Sot PD, aq më tepër kryetari, janë pa besim, pa respekt nga askush, madje qesharakë. Pse? Sepse nuk ruajti dinjitetin. Tani ka mbledhur rrotull vetem servile. Kjo do ta groposë më tej PD-në.

2.

Kur foli për vulgërinë:

Berisha tha se ekipin që ndërtoi Basha për në Kuvendin e ri ‘nuk do ta kisha bërë kurrë”. Ekipi i ri ishte dhe është qesharak, për të  mos thënë se kurrë nuk mund të prodhojë vlerë politike. Ka brenda njerëz pa kulturë politike, pa lidhje me Demokracinë, të mbetur në kërkim të një posti qoftë edhe në një parti komuniste, ish- komunsitë kasnecë si instruktorë rrethesh, nga shkolla majtiste e Soros, servilë, spiunë, xhelatë, etj

‘Era’ e keqe ekipit të ri kudërmoi që ditën e  parë të Kuvendit. Dy deputetë të rinj të ekipit ‘Basha’ u kthyen në gastorë të Kuvendit. U gajasën të gjithë me ta. Herën tjetër, po të jetë PD në zgjedhje, nuk do të ketë më njeri që voton për PD. Veç këtyre, tre ditë më parë, tre deputetë nga ekipi ‘Basha’ votuan në favor të kundërshtarit. Jo thjesht në favor, por në një pikë shumë kruciale siç ishte beteja dhe betimi për të mos e lejuar ish- ministrin e regjimit të diktaturës që të bëhej kryetar i Kuvendit. Këta votuan pikëriusht njeriun pë rtë cilin ishin ngritur më këmbë militantët dhe qytetarë të vuajtur nga diktatura.

Por vulgërinë e drejtpërdrejtë, zoti berisha e gjeti te këshilltarët e Bashës. ‘Këshilltarë mizerabël!”- ky ishte fjalori që përdori zoti Berisha. E tha në kontekstin e pyetjes se a mund të fitojë PD. Por këshillimi mizerabël dëshmon vulgaritetin e vetë lidershipit. Tani keshilltaret e Bashes kane kapur studiot televizive, mediat e tjera dhe servilosen ndaj kryetarit te humbur. Humbja keshtu behet me e thelle.

3.

Kur foli për punën e mbyllur:

Zoti Berisha u ndal edhe në aspektin e marrëdhënieve të kryetarit të PD me forumet e Partisë, me të zgjedhurit dhe me politikanët me kontribute.

Nuk duheshin larguar ata!- tha Berisha, duke folur për udhëheqësit e provuar të PD të cilët me një të rënë të lapsit u lanë jashtë listave të kandidatëve për deputetë.

“Absolutisht, unë e kam theksuar që atëherë që unë do të kisha bërë një listë krejtësisht tjetër. I kam konsideruar dhe i konsideroj të pamotivuara largimet e disa eksponentëve të rëndësishëm të PD-së nga lista. Kam theksuar që atëherë se kjo është listë e kryetarit, për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike. Lista janë të partisë, kjo realisht ka qenë listë e kryetarit se nuk kaloi në forumet e partisë”, tha zoti Berisha.

Më poshtë ai vazhdoi:

“Ata për mua kanë qenë bashkëpunëtorë të çmuar dhe unë jam vlerësues dhe falenderues për të gjithë bashkëpunimin që kemi pasur dhe mbetem në marrëdhënie miqësore me ta pa asnjë diskutim”.

Si u bë lista e deputetëve? Jashtë forumeve të Partisë, në fshehtësi të plotë; madje natën, në mes të natës para ditës që do të shpalleshin. Shumë kandidatë për deputetë kanë deklaruar se “më mori në telefon kryetari Basha, ishte afër mesnatës, dhe më tha “a ke dëshirë të jesh kandidat për deputet”.

Ja kaq në fshehtësi. Më keq se në një luftë të ndyrë. Por nuk jem i në luftë. PD ka mbetur jashtë realitetit.

Veritas.com.al