Tre zyrtarët e Partisë Demokratike u paraqiten këtë të hënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu pyetur lidhur me audio-përgjimin që publikuan për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji së bashku me ekspertin ligjor Gazmend Bardhi do dëshmojnë para prokurorëve për audio-përgjimin.

Salianji mbante në dorë një letër në dorë për të ironizuar Xhafajn, ku shkruhej: ‘Unë nuk jam Ervin Salianji’.

Ata ishin thirrur edhe të enjten e kaluar në Prokurori për të dëshmuar, por nuk u paraqiten me justifikimin e ishin në seancë parlamentare të Kuvendit

Lidhur me këtë çështje ka dëshmuar edhe “Bashkëpunëtori X”, Albert Veliu, i cili ka pohuar se përgjimi është i vërtetë, duke konfirmuar edhe akuzat ndaj Agron Xhafajt për trafik droge.

Pas publikimit të audio-përgjimit, Agron Xhafaj, duke theksuar se është montazh është nisur drejt Italisë, për të vuajtur dënimin prej 7 vite burg për trafik droge dhënë disa vite me parë.

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Xhafajt, por ka thirrur edhe një protestë me 26 Maj ku do të kërkojë të njejtën gjë.

Veritas.com.al/