Shfaqen disa regjistrime të bashkëbisedimeve të ndryshme të Alexandre Benalla, ish-kreu i sigurisë së Presidentit Emmanuel Macron.Tregon gazeta online Mediapart se bëhet fjale per disa bashkëbisedime, e para e cila u mbajt më 26 korrik midis Benalla dhe ish-kreut të sigurimit të En Marche!,Vincent Crase, pak ditë pasi u akuzuan për dhunë kundër protestuesve te 1 majit.
Benalla ishte tashmë i pushuar nga Elysee dhe me Crase, raporton Corriere della Sera, mburret me marrëdhëniet speciale me Macron:
“Gjëra prej te çmenduri, mbrëmë patron (Macron) më dërgon një mesazh dhe më thotë: “do t’i hash, je më i fortë se ata, prandaj te kisha me vete. Jam me Isma (këshilltari special i presidentit, Ismaël Emelien), po presim Le Monde. ”
” Pra, patron na mbështet”?!, pyet Crase, i habitur.” Më tepër, është si një i çmendur, më tha se do t’i ha. Gjithsesi, është një gjë e madhe”
Elisee e mohon: Macron nuk ka dërguar kurrë atë mesazh. Në një pikë tjetër të bisedës, Crase pyet Benalla-n: “Kush të mbështet ?”. Përgjigje: “Presidenti, Madam (Brigitte Macron) dhe Ismaël (Emelien), të cilët më këshillojnë mbi mediat dhe për të tjerat”.
Tjetër mohim i Elisee-ut. Dhe përsëri: Benalla paraqitet i kënaqur nga skandali: “Është një përvojë e bukur. Ne 26 vjeç nuk janë shumë për të jetuar një gjë të tillë … për të provokuar dy komisione të hetimit parlamentar, për të bllokuar Parlamentin”.
Së fundi ai flet për kontratën prej qindra mijëra euro, të nënshkruar kur ai ishte ende në Élysée, për sigurinë e oligarkut rus Iskander Makhmudov, konsideruar afër Putinit dhe i dyshuar për lidhje me mafien. Afera e Shtetit vazhdon.
Veritas.com.al/